TV Mania

Fjalimi i Mario Dedivanovic do të përlotë gjithë familjet shqiptare!

Shkruar nga Anabel

19 Nëntor 2019

Fjalimi i Mario Dedivanovic do të përlotë gjithë familjet

Mario Dedivanovic, fitoi me meritë të plotë çmimin "American Influencer Awards 2019"! Eventi që bën bashkë gurutë e bukurisë, të preferuarin e njerëzve në rrjete sociale u mbajt dje në Dolby Theatre, Los Angeles.

Fjalimi i Mario Dedivanovic do të përlotë gjithë familjet

Çmimi iu dha nga mikesha e tij më e mirë, Kim Kardashian e cila s'mund të ishte më shumë krenare për artistin shqiptar. Gjatë fjalimit të tij, Mario pranoi për herë të parë, teksa i drejtohej gjithë shqiptarëve se është gay dhe shumë krenar për këtë fakt.

"Dua gjithashtu të them diçka për motrat dhe vëllezërit e mi shqiptarë. Gjakun tim. Ju kërkoj të gjithëve të hapni sytë dhe zemrën! Sepse shumë fëmijë në botë po rriten mes frikërash dhe mes dhimbjes, si unë dikur. Shumë të tjerë mendojnë të vrasin veten, si unë. Ata kanë frikë të jenë ndryshe për shkak të kulturës dhe mendimit, se familja do t'i paragjykojë. Fëmijë të vegjël janë të frikësuar se prindërit e tyre, vëllezërit, kushërinjtë s'do t'i pranojnë, thjesht sepse kanë lindur ndryshe.

Ne s'jemi ndryshe. Jemi njësoj si gjithë të tjerët, të drejtuar nga dëshira për t'u dashur. Me të drejta të barabarta për të qenë të lumtur. Sot, për herë të parë, qëndroj me shumë krenari si 37-vjeçar gay! Dhe në fund të ditës, ndihem i lumtur sepse jam unë. Babi, edhe një gjë tjetër. Të dua po aq shumë sa mamin!"

Artisti shqiptar, rrëfeu gjithashtu se i është dashur shumë për ta pranuar veten siç është, se ka kaluar ditë pafund ankthi, frike dhe refuzimi me veten.

Faleminderit të gjithëve. Kim ti je muza ime dhe të falenderoj për gjithë çfarë ke bërë për mua dhe vetëbesimin tim. Kjo është një ëndërr e bërë realitet dhe jam shumë krenar. Kam punuar shumë, por jam përballur me shumë sfida për të gjetur dritën qe e dija se e meritoja. Kam investuar gjithçka, por ngadalë. Vitet e fundit, diçka magjike ndodhi. Lashë pas çdo pasiguri, isha gati të ndihesha rehat me veten, me lëkurën time...Nisi të mos më interesonte më ç'thonë të tjerët për mua. S'më intereson më çfarë vesh, apo si dukem në sy të të tjerëve. Asgjë nga këto , sepse në fund të ditës mbeten gjëra.

Unë jam përpjekur gjithnjë të mos vihem re. Jam përpjekur të jem i padukshëm, që njerëzit të mos më shohin. Babi, e di që të gjithë më thonë se bëj më shumë pas mamit, por kam një sekret për të të treguar. Unë kam duart e tua. Të forta dhe të mëdha! Të mbaj mend teksa ndërtoje, hidhje themelet e shtëpisë sonë. Askush s'e shkatërron dot çfarë ti ke bërë sepse u sigurove të ishte e fortë. Edhe unë, kam punuar me duart që mora prej teje!"

Para se Mario të bënte të gjithë për të qarë me fjalimin e pranimit, edhe familja e tij kishte përgatitur një  video-surprizë për të.

Fjalimi i Mario Dedivanovic do të përlotë gjithë familjet

"Ishte 17-vjeç kur ne mendonim se shiste make-up. Kishte një çantë me gjërat e tij dhe një ditë pashë se e kishte të mbushur me tualete. Të rritesh në Shqipërinë e atyre viteve, është paksa e vështirë të pranohet kjo, për shkak të mentalitetit. E dija që nëna ime do mërzitej shumë kur të shihte çfarë mban ai në çantë. I kërkuam shumë herë të hiqtë dorë."- u shpreh motra e tij. 

Fjalimi i Mario Dedivanovic do të përlotë gjithë familjet

Mamaja e Marios e pohoi gjithashtu se i është lutur shumë herë, por Mario e kishte vendosur. Ai, u largua bashkë me kutinë e tij make up-ve. Vetëm me aq!

Në ekran u shfaq gjithashtu i ati i tij, i cili tregoi sa shumë Mario ka punuar për të arritur aty ku është dhe se gjithçka e ka arritur vetë. Dedivanovic nuk i mbajti dot lotët kur si rrallëherë, i ati i tha publikisht: "Të dua, je zemra ime!"