Instagramming

Rina vs On Records: Vazhdon saga e Instagramit të këngëtares

Shkruar nga Anabel

20 Nëntor 2019

Rina vs On Records: Vazhdon saga e Instagramit të këngëtares

Deri pak para se të zhdukej nga rrjetet sociale, duke hequr dorë përkohësisht nga muzika, Instagrami i Rinës numëronte më shumë se 500 mijë ndjekës. Së fundmi, ish-profili i saj – që mbante emrin On Records Official – kishte rreth 419 mijë ndjekës. Është ende e paqartë se çfarë po ndodh mes reperes dhe ish-kompanisë muzikore që e menaxhonte, sepse Instagrami rezulton i mbyllur, ndërkohë nga ana tjetër, e motra e Rinës ka nisur një peticion për rikthimin e tij.

Rina vs On Records: Vazhdon saga e Instagramit të këngëtares

“T’i rikthejmë Rinës Instagramin e vjedhur,” shkruan ajo në peticionin online.

Rina vs On Records: Vazhdon saga e Instagramit të këngëtares

Nuk dihet qartësisht pse ish-menaxheri i Rinës Met Elshani vendosi të mbyllte profilin me më shumë se 400 mijë ndjekës, ku promovonte artistët e rinj të kompanisë.

"Po shoh shumë reagime nga fansat e Rinës. Me këtë shkrim po ju njoftoj se Rina me dëshirën e saj e ka lënë muzikën dhe se nuk është më pjesë e On Records. Sa i përket Instagram-it, është pronë e On Records edhe në kontratë,” u shpreh menaxheri Elshani në fund të tetorit.

Nëse deklarata e tij është e vërtetë, pra është vendosur në kontratë që Instagrami është pronë e kompanisë, Rina nuk ka ç’bën tjetër përveçse të hapë një llogari tjetër.

Rina vs On Records: Vazhdon saga e Instagramit të këngëtares

Artikuj të rekomanduar:

Pas largimit të Rinës nga muzika, reagon agresivisht menaxheri i saj

Çfarë ndodhi me Instagram-in e Rinës?