Instagramming

Mario Dedivanovic për të ëmën: 'Prita 37 vite për të mos i thyer zemrën asaj!'

Shkruar nga Anabel

20 Nëntor 2019

Mario Dedivanovic për të ëmën: 'Prita 37 vite për

Të pakta janë shanset të mos keni dëgjuar asgjë rreth fjalimit zemërthyes që Mario Dedivanovic mbajti në Dolby Theatre pas marrjes së çmimit "American Influencer Awards 2019", ku teksa i drejtohej shqiptarëve, pranoi për herë të parë se është gay.

Surprizat për artistin të famshëm të make up-it, nuk mbaruan me marrjen e çmimit. Pak më parë, në llogarinë e tij të Instagram-it, Mario postoi një video, ku tregon surprizën që familja dhe miqtë kishin bërë për të. Sigurisht, surpriza quhet e bukur, nëse pjesë e saj është mamaja e tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MAKEUP BY MARIO (@makeupbymario) on

"As nuk e kam parë fundin e videos sepse s'kam patur kohë të qëndroj asnjë moment vetëm. Motrat më thanë që mami është jashtë vendit, por unë i ndjeja kudo rrahjet e zemrës së saj dhe gjithë ditën thoja pa pushim; 'E ndjej mamin, ajo është këtu'. Prita 37-vite që ajo të më jepte "Ok" e saj që unë të isha plotësisht i lirë. Vetëm kështu nuk do t'ja thyeja zemrën.

Një ditë, do t'ju tregoj për gjithë vendet e errëta nëpër të cilat kam shkelur për të mpirë zemrën dhe dhimbjen time. Kjo do të ndodhë kur të jem gati. Eshtë historia ime. Më duhet të marr pak kohë për ta analizuar gjithë këtë. Më duhet pak kohë për veten dhe familjen time."- shkruan ndër të tjera Mario, i cili është i sigurtë se një kapitull i ri po nis në jetën e tij.

Gjatë fjalimit, krahu i djathtë i Kim Kardashian-it, i kërkoi publikisht shqiptarëve të tregohen të kujdesshëm ndaj fëmijëve të tyre dhe gjithë atyre që janë "ndryshe" dhe që prej frikës, s'jetojnë dot të lirë.

"Fëmijë të vegjël janë të frikësuar se prindërit e tyre, vëllezërit, kushërinjtë s'do t'i pranojnë sepse kanë lindur ndryshe.

Ne s'jemi ndryshe. Jemi njësoj si gjithë të tjerët, të drejtuar nga dëshira për t'u dashur. Me të dreja të barabarta për të qenë të lumtur. Sot, për herë të parë, qëndroj me shumë krenari si 37-vjeçar gay! Dhe në fund të ditës, ndihem i lumtur sepse jam unë. Babi, edhe një gjë tjetër. Të dua po aq shumë sa mamin!"