Kosova

E gjithë Kosova në këmbë për Shqipërinë!

Shkruar nga Anabel

27 Nëntor 2019

E gjithë Kosova në këmbë për Shqipërinë!

Që prej ditës së djeshme, shqiptarët e Kosovës kanë treguar një solidaritet të jashtëzakonshëm për familjet e prekura nga tërmeti i fortë që shkatërroi me qindra banesa në Durrës, Thumanë dhe Kurbin. Në postimet e tyre online theksohet vazhdimisht mirënjohja për Shqipërinë duke paralelizuar Luftën e Kosovës në fund të viteve ’99 – ku shumë shqiptarë ndihmuan dhe strehuan familjet kosovare – me situatën aktuale të tërmetit.

E gjithë Kosova në këmbë për Shqipërinë!

E gjithë Kosova në këmbë për Shqipërinë!

Shtojmë gjithashtu se ndjeshmëria është akoma më e lartë për vetë faktin që shqiptarët e Kosovës kanë një lidhje të hershme me Durrësin. Ata kanë qenë një faktor kyç për biznesin vendas. Që pas viteve 2000, banorët e Kosovës jo vetëm që vizituan çdo vit qytetin bregdetar, por në shumë raste vendosën të ndërtonin aty bizneset e tyre. Dje, dy vëllezër nga Kosova humbën jetën nën rrënoja.

Solidariteti i institucioneve të shtetit, artistëve, përsonazheve të njohur dhe banorëve të thjeshtë ka qenë i jashtëzakonshëm. Qeveria e Kosovës ishte e para që reagoi në ndihmë të shtetit shqiptar. Ajo lëvroi një fond prej 500,000 eurosh, e cila do t’i dhurohet Shqipërisë për të lehtësuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

Forcat Speciale të Kosovës u nisën fill pas raportimit të situatës kaotike dhe mbërritën të parat në ndihmë të ushtrisë shqiptare, policisë, Forcave të Emergjencës Civile etj. Gjatë operacionit u raportua se një prej qenve të stërvitur të ushtrisë së Kosovës shpëtoi tre njerëz nën rrënoja.

E gjithë Kosova në këmbë për Shqipërinë!

Sot, Kosova nisi të tjera forca në ndihmë të ekipeve të kërkimit dhe shpëtimit të banorëve nën rrënoja.

E gjithë Kosova në këmbë për Shqipërinë!

Moderatori i emisionit NIN, Alaudin Hamiti, në bashkëpunim me “Fundjavë Ndryshe” dhe artistë të tjerë si Mozzik, organizoi një mbledhje të fondeve drejtpërdrejtë në Klan Kosova. Transmetimi live ndihmoi shumë njerëz të tjerë për të kontribuar sadopak. Rasti i një gruaje me kancer, që pavarësisht gjendjes së saj shëndetësore zgjodhi të dhurojë 50 euro, përloti të pranishmit në studio.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Showbiz shqiptar/ (@vipscreen) on

Tifozët e Kosovës, të njohur si Plisat, grumbulluan ushqime dhe veshmbathje për familjet në nevojë në Fun Club Plisat, në sheshin Zahir Pajaziti.

Reagim të menjëhershëm pati edhe nga artistët nga Kosova. Siç e thamë, Mozzik iu bashkua Alaudin Hamitit për të bërë thirrje për fonde. “Studentë e nxënës të dashur të Republikës së Kosovës, nga nesër merrni iniciativë në shkollë apo fakultetin ku jeni. Kush ka mundësi të grumbullojë para për Shqipërinë! #ShqipëriaNënaJonë,” shkroi Mozzik.

E gjithë Kosova në këmbë për Shqipërinë!

Ledri Vula njoftoi se Vula Residencies ofron strehim për të pastrehët e Thumanës dhe Durrësit, ku në apartamente mund të strehoheshin 10 persona me 3-4 fëmijë.

E gjithë Kosova në këmbë për Shqipërinë!

Majk, ndonëse i pranishëm në Tetovë, vendosi të anullonte performancën në një klub nate si shenjë solidarizimi me viktimat. Capital T vuri në dispozicion një numër telefoni, ku u shpreh se kushdo që ka nevojë për ndihmë, mund të kontaktojë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Capital T (@truekapo) on

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i banorëve të Kosovës, të cilët në mos në vlera monetare, kanë ndihmuar me ushqime dhe veshje. Noizy u shpreh në Instagram se ka parë të paktën 50 kamiona me ndihma nga shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë.

E gjithë Kosova në këmbë për Shqipërinë!

E gjithë Kosova është në këmbë për Shqipërinë dhe është për t’u admiruar mirënjohja dhe solidariteti i tyre, që vërtetojnë sërish se na kanë ndarë vetëm politika dhe lufta; kombi mbetet një dhe i vetëm.

Shtojcë: Për të kontribuar sadopak për familjet e prekura nga tërmeti, klikoni linkun e Fondacionit "Fundjavë Ndryshe".