Që pas tragjedisë së djeshme (26 nëntor) të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë kufijve janë mobilizuar për t’i ardhur në ndihmë njerëzve të prekur nga tërmeti.
Në të tilla situata është shumë e rëndësishme që të gjithë të ruajnë gjakftohtësinë dhe të jenë funksionalë, në mënyrë që ndihma të jetë vërtet e vlefshme. Prandaj, duhet të dimë mirë për çfarë kanë nevojë realisht njerëzit e prekur nga tërmeti.

Anabel. al shkoi pranë Teatrit Kombëtar, sheshi i të cilit që dje është kthyer në vend kontributesh, ku me mijëra njerëz kanë sjellë ndihmat e tyre.

Vetëm dje (26 nëntor) nga Teatri Kombëtar është dërguar një kamion me 7 ton mallra drejt Thumanit ndërsa mëngjesit e sotëm një tjetër me rreth 3 ton e gjysmë.

Vieë this post on Instagram
Nëse doni të jepni ndihmë tuaj duhet të dini se ka nevojë urgjente për :
1.Batanije/Jorgan (nevojiten me shumicë për shkak se mjetet ngrohëse nuk lejohen nëpër kampe për të shmangur incidente të tjera.)
2.Jastëkë
3.Dysheqe
4.Rroba
5. Ushqime gjysmë të gatshme
6.Ilaçe (barna të përgjithshme siç mund të jenë ato për dhimbjet e kokës,barkut, ilaçet e tensionit apo materiale të tjera për ndihmën e shpejtë.)

Siç e shihni në videot e postuara më poshtë, njerëzit kanë nisur të sjellin ndihma që prej orëve të para të mëngjesit.
Vieë this post on Instagram
Organizatorët e kontributit pranë Teatrit bënë me dije për Anabel.al se ditën e djeshme përveç mallrave dhe ushqimeve kanë qenë të shumtë ata që kanë kontribuar në vlerë monetare.
Vieë this post on Instagram
Deri më tani ata thanë se kanë arritur të mbledhin nga qytetarët e thjeshtë rreth 2 milion lekë, të cilat siguruan se do të shkojnë të gjitha për batanije dhe jorganë.
Edhe pranë sheshit “Nënë Tereza”, organizatorët e “Fundjavë Ndryshe” vijojnë të presin qytetarë që kontribuojnë me çfarë kanë mundësi. Burime për Anabel.al bëjnë me dije se vetëm dje (26 nëntor) , 10-15 kamiona me ndihma drejt Durrësit dhe Thumanit, e ndërsa mëngjesin e sotëm siç e shihni në videon më poshtë grupe njerëzish me qese në duar vazhdojnë t'i vijnë në ndihmë qytetarëve të lënduar.
Vieë this post on Instagram

Vieë this post on Instagram
Gjithashtu mund të dhuroni te linku në GoFundMe, ku janë mbledhur afro 900,000 dollarë. Emra të njohur shqiptarë si grimieri Mario Dedivanovic, revista Anabel, butiku ViaAnabel, modelja Vildane Zeneli, sipërmarrësit Armina Mevlani dhe Erion Kosovrasti, si dhe më shumë se 14,000 qytetarë të thjeshtë kanë kontribuuar përmes këtij linku.
Ndërkohë, Bashkia e Tiranës vuri mbrëmjen e djeshme në dispozicion stadiumin Selman Stërmasi, për të gjithë ata që s'e kaluan natën në shtëpitë e tyre, nga frika e një tjetër tërmeti. Kurse ditën e sotme, ajo ka siguruar një hapësirë për të gjithë qytetarët që kontribuojnë për të lënduarit.
Artikull tjetër që mund të lexoni: Vendet dhe llogaritë serioze ku mund të dhuroni ndihma për të prekurit e tërmetit
Ekskluzive: Gjendja kaotike brenda çadrave në stadiumin e Durrësit