Ashtu siç premtuan, Bebe Rexha dhe Rita Ora janë sy e vesh nga Shqipëria. Bebe, në story-it e postuara disa orë më parë në llogarinë e saj të Instagram-it, u tregon ndjekësve të saj se sapo mbaroi shfaqjen e radhës dhe do të niset menjëherë drejt Shqipërisë.
"Kam vetëm një ditë në dispozicion për në Shqipëri. Duhet të kthehem për koncertin në Chicago. Më uroni fat me këtë mot!"- dëgjohet të thotë Rexha, e cila është nisur drejt vendit tonë.
View this post on Instagram
Ndonëse koha nuk i premton shumë, Bebe e mbajti premtimin e saj për t'ju gjendur pranë familjeve të prekur nga tërmti i 26 nëntorit.
Që prej momentit të parë që mësoi lajmin e hidhur, këngëtarja nisi lobimin e saj për të mbledhur fonde në ndihmë të Shqipërisë.
View this post on Instagram
Nga ana tjetër, edhe Rita Ora nisi ta vërë në zbatim premtimin e bërë pak ditë më parë. Ndërtimi për shtëpinë e familjes Sala ka nisur. Përmes një postimi në Instagram, kryebashkiaku Veliaj tregoi se ndërtimi i shtëpisë në fshatit Pinar ka nisur, falë kontributit të Rita Orës.
View this post on Instagram
Nga ana tjetër Rita falenderon të gjithë ata që kontribuan duke theksuar ende se mbështetja e gjithsecilit është gjithçka për këto familje.
Mund të lexoni:Të jesh OTR është prapë cool