Gjithë ç'ka kaluar në vitet e fundit s'kanë qenë aspak të thjeshta për Brad Pitt. Ndarja me Angelina-n, marrëdhënia me fëmijët dhe gabimet e së shkuarës kanë lënë shenjë tek aktori, i cili në intervistën e fundit për "Interview" dukej më i sinqertë se kurrë.
"Po kuptoj, (si veprim i vërtet faljeje për veten, se gjithë zgjedhjet që kam bërë për të cilat nuk jam krenar), se i vlerësoj ata hapa të gabuar. Ishin ato që më çuan drejt mençurisë, më çuan drejt diçkaje tjetër. S'mund të kesh njërën pa patur tjetrën."- u shpreh Pitt pa specifikuar gjë në veçanti.
Gjatë gjithë kësaj kohe, yllin e filmave e ka munduar ndjesia e marrjes përsipër të gjithë fajit, ku ndër të tjera tregoi se pas 20 vitesh, kishte qarë për herë të parë gjatë kësaj kohe.
I akuzuar nga Jolie si i alkoolizuar dhe i dhunshëm gjatë gjithë procesit të divorcit, Brad e quan përfundimisht të mbyllur atë kapitull të errët të jetës së tij.
Prej një viti e gjysmë ka hequr dorë nga alkooli dhe i është përkushtuar punës. Teksa fliste për gabimet e së shkuarës, Brad tha se është më shumë i fokusuar tek mënyra se si njerëzit rriten pasi "bëjnë lëmsh gjithçka".
Ndonëse tanimë duket se e ka vënë sërish "në shina" stilin e tij të jetesës, ai pranoi se ka raste që sërish humbet, por e pranon me qetësi duke i kujtuar vetes se është njeri si gjithë të tjerët.
"S'mbaja mend të kisha qarë që prej 20 vitesh. Tani, në këtë etapë të jetës shumë gjëra më prekin- prekem nga fëmijët e mi, nga miqtë, nga lajmet. Thjesht prekem!"- përfundoi ai, duke thënë se nuk e shqetëson fare diçka e tillë, përkundrazi e sheh si shenjë të mirë.