Social Buzz

Shprehje që duhet t'i lexoni tani më shumë se kurrë!

Shkruar nga Anabel

3 Dhjetor 2019

Shprehje që duhet t'i lexoni tani më shumë se kurrë!

1- "Nuk ka as lumturi dhe as dhimbje në botë: ka vetëm krahasim të një gjendjeje me tjetrën, asgjë më shumë. Ai që ka ndjerë dhimbjen më të thellë, është i aftë të përjetojë lumturinë në nivele më të larta.

Ne duhet të ndjejmë si është të vdesësh, për të vlerësuar gëzimet që sjell jeta. Jetoni dhe qeshni duke mos harruar që deri në ditën që Zoti do të zbulojë me dinjitet të ardhmen e njeriut, e gjithë mençuria e njerëzimit përmblidhet në dy fjalë të vetme: 'Pritje dhe Shpresë!"  Alexandre Dumas

2- "Mund t'i presësh të gjitha lulet, por s'e ndalon dot pranverën të vijë!"- Pablo Neruda

3- "Ka një çarje në çdo gjë. Pikërisht aty hyn drita!"  Leonard Cohen

4- "Tragjedia duhet të përdoret si burim fuqie. Pavarësisht çfarë vështirësish të dalin para, apo sa e dhimbshme është, nëse humbisni shpresën, atëherë ka ndodhur katastrofa më e madhe."  Dalai Lama XIV

5- "Lër shpresat t'i japin formë të ardhmes tënde, jo dhimbjet që kalove!"– Robert H. Schuller

6- "Sado e gjatë të jetë nata, agimi do të vijë sërish!"- proverbë afrikane.

7- "Shpreso dhe ruaje veten për kohët e prosperitetit!"- Virgili

8- "Ne humbasin  vetëm sepse i themi vetes që kemi humbur!"- Leo Tolstoy