Momenti më fantastik televiziv i javës së kaluar nuk ishte fitorja e Eneda Tarifës te “Kënga Magjike” teksa publiku thërriste në kor emrin e Fifit. Momenti më fantastik ndodhi në “E diell,” kur Edi Manushi i bëri këtë pyetje ekzakte Kejvina Kthellës.
“Shumëkush mund të pyesë, për çfarë është e talentuar Kejvina Kthella?"
Kushdo të ishte i ftuar do thoshte diçka, apo jo? Për shembull, "makaronat si bën njeri si unë", apo "jam shumë e zonja në modeling," apo "mund të memorizoj tekste të gjata për një kohë të shkurtër," apo "di të lyhem shumë mirë." Diçka, çfarëdoqoftë. Se fundja vihet në dyshim puna jote.
Por sigurisht, nuk ndodhi kështu. Në të kundërt nuk do ishim këtu. Kejvina heshti për 12 sekonda, që zgjatën sa një përjetësi;



Dhe tha: “Pse s’jam e talentuar unë?”

Dhe le t’ju rikujtojmë që i dinte pyetjet paraprakisht. Në një moment të mëvonshëm të intervistës qorton Ervin Kurtin që i ndryshoi një pyetje “sepse s’e kishin lënë ashtu.” Pra kishte gjithë kohën e nevojshme për të menduar a shpikur një përgjigje!
Dëshmojeni vetë, nga 0:51 në 01:08.