Kontrata me një tjetër kompani muzikore si edhe fitimet e turneut të saj të fundit e zbritën Taylor Swift në vendin e parë përsa i përket listës së Forbes me këngëtarët që patën më shumë fitime gjatë 2019-s. Kanye West nuk është shumë larg Taylor-it, e gjitha falë shitjeve të majme të atleteve Yeezy. Në vend të tretë dhe të katër qëndrojnë përkatësisht Ed Sheeran dhe grupi nga Kalifornia The Eagles, fitimet e të cilëve u rritën shumë për shkak të shitjes së biletave të koncerteve. Çifti Carter qëndrojnë në vendin e gjashtë të dy me :$81 milionë fitime.
Renditur sipas fitimeve në rritje, ja Top10 e listës së Forbes:
Metallica: Fitimet në 2019-n:$68.5 milionë
Diddy: Fitimet në 2019-n:$70 milionë
Drake: Fitimet në 2019-n:$75 milionë
Beyoncé: Fitimet në 2019-n:$81 milionë
Jay-Z: Fitimet në 2019-n:$81 milionë
Elton John: Fitimet në 2019-n:$84 milionë
The Eagles: Fitimet në 2019-n:$100 milionë
Ed Sheeran: Fitimet në 2019-n:$110 milionë
Kanye West: Fitimet në 2019-n:$150 milionë
Taylor Swift: Fitimet në 2019-n:$185 milionë