Shqipëria

Gafa e kryeministrit Haradinaj: Shpreh ngushëllime për 'vdekjen' e Alfred Kaçinarit

Shkruar nga Anabel

27 Dhjetor 2019

Gafa e kryeministrit Haradinaj: Shpreh ngushëllime për

Ditën e sotme, (27 dhjetor) ka ndërruar jetë kompozitori i njohur Gjergj Kaçinari. Kompozitori kosovar, u shua në moshën 80-vjeçare, duke lënë pas krijmtarinë muzikore të një jete.

Gafa e kryeministrit Haradinaj: Shpreh ngushëllime për
Gjergj Kaçinari

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke dashur t'i dedikojë një mesazh ngushëllimi, bën gafën që bëri xhiron e internetit. Emrin e Gjergj Kaçinarit e ngatërron me kompozitorin shqiptar, Alfred Kaçinarin. Përmes një statusi të publikuar në llogarinë e tij të Facebook-ut, kryeministri shkroi:

Gafa e kryeministrit Haradinaj: Shpreh ngushëllime për
Marrë nga Balkan Web

"Arti dhe kultura shqiptare sot humbën një profesionist prestigjioz, në fushën e muzikës në Shqipëri, të madhin Alfred Kaçinari. Pikëllues lajmi për ndarjen e tij nga jeta. Botës së kulturës do t'i mungojë veprat dhe gjithë krijmtaria e veçantë e mjeshtrit Alfred Kaçinari..."

Përpos ngatërresës në emër, duket se Haradinaj ishte tërësisht i keqinformuar, pasi krahas mesazhit kishte vendosur dhe foton e Alfred Kaçinarit. Statusi është fshirë brenda pak minutash, duke u zëvendësuar me një tjetër, por  postimi- gafë, është ruajtur nga Balkan Web.

Gafa e kryeministrit Haradinaj: Shpreh ngushëllime për

Sidoqoftë, Alfred Kaçinari fatmirësisht është shëndoshë e mirë.