Kinema & TV

Në Shqipëri, ‘Friends’ mund të shihet ende në Netflix

Shkruar nga Anabel

2 Janar 2020

Në Shqipëri, ‘Friends’ mund të shihet ende në

Në korrik të 2019-s, Netflix njoftoi se “Friends” nuk do të transmetohej më duke filluar nga 1 janari i këtij viti. Lajmi se seriali jashtëzakonisht popullor nuk do të ishte më pjesë e platformës u shoqërua me një sërë memesh dhe reagimesh. Megjithatë, një lajm i mirë për fansat e Rachel, Monica, Phoebe, Chandler, Joey dhe Ross: Në Shqipëri, “Friends” është ende në Netflix.

Business Insider raporton se vendimi për t’u hequr nga Netflix prek vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sitcom-i do të vazhdojë të jetë i aksesueshëm nga fansat e tjerë jashtë SHBA-së, të paktën tani për tani.

Në fillim të pranverës, pritet që “Friends” të kalojë në HBO Max. Data e lançimit të HBO Max nuk ëstë bërë ende publike.

HBO Max dhe Warner Media do të bashkëpunojnë për të krijuar programe të reja për shikuesin që s’janë bërë ndonjëherë më parë në platforma streaming. Sidoqoftë, nuk dihet nëse HBO Max do të mund të shihet nga Shqipëria, porsi Netflix.

Deri atëherë, mund të rishihni sërish “Friends”, për aq kohë sa është ende në Netflix.

Artikull i rekomanduar: