Mund të keni plane për të lëvizur ose për t’u përqëndruar në pronën e tanishme me një ndjenjë të dukshme pasioni, pasi shumë planetë do të mbushin shtëpinë e katërt të shtëpisë, familjes. Jupiteri, planeti i fatit të mirë, do të jetë në këtë sektor duke sjellë një dozë lumturie.
Së bashku me Jupiterin, do të keni edhe Saturnin, Plutonin dhe Mërkurin në sektorin e shtëpisë dhe familjes. Kjo “turmë” planetësh është e mjaftueshme për të sjellë ndryshime. Tani, është koha e përkryer për të lëvizur, riparuar, dekoruar ose rinovuar hapësirën ku jetoni.
Nëse në qendër të vëmendjes suaj nuk është shtëpia fizike, atëherë një prind ose anëtar tjetër i familjes do të jetë qendra e diskutimit. Nëna ose babai mund të kenë nevojë për ndihmën tuaj, ose një anëtar i familjes do të sjellë në jetë një fëmijë.
Vështirë të imagjinohet nëse do të keni kohë për t’u përqëndruar në ndonjë fushë tjetër, por falë eklipsit të 10 janarit, shumë lajme të mira do të vijnë te karriera. Ndryshime janë të rrugë të mbarë dhe ka gjasë që të lëvizni drejt një pozicioni të lartë të përgjegjësisë përsa i përket punës.
Bëhuni gati për të mirëpritur oferta të reja, të cilat do të shënojnë një hap përpara në karrierë. Shpërblimet kanë të ngjarë të jenë bujare.
Puna juaj do të jetë tepër e veçantë për t’u hedhur poshtë, por sigurisht që do të keni nevojë për ndihmë për ta menaxhuar situatën si duhet.
Më 24 janar, Hëna e re në Ujor do të stimulojë anën romantike. Nëse jeni beqarë, ka mundësi që të qarkullon më shumë në javët në vazhdim. Me Marsin që lëviz në shtëpinë tuaj të tretë, mund të vendosni të bëni një udhëtim të shkurtër romantik me personin që do të takoni.
Nëse keni dëshirë për të sjellë në jetë një fëmijë, 24 janari mund të jetë surprizues. Nëse keni fëmijë, do të duhet të kaloni më shumë kohë me ta.
Janari do të fillojë jashtëzakonisht i ngarkuar. Do të jeni duke punuar me detajet e ndonjë dorëshkrimi, duke mbajtur fjalime, duke negociuar me ndonjë kontratë të rëndësishme, ose nëse jeni avokat, do të përgatisni fjalime hapëse dhe mbyllëse për një çështje gjyqësore. Ose do të jeni duke u marrë me aplikacionet ose blogun tuaj.
Udhëtimet mund të jenë në kalendar dhe arsyeja e udhëtimit mund të lidhet me punën ose familjen. Ka të ngjarë gjithashtu që të punoni në një projekt me një nga anëtarët e familjes.
Eklipsi hënor i Hënës së plotë në 10 janar do të sjellë mbylljen e një pune të rëndësishme, sidomos nëse shkruani, redaktoni ose punoni në punë që kanë lidhje me komunikimin dhe hulumtimin. Saturni dhe Plutoni do të kundërshtojnë Hënën, kështu që ju do të ndjeni presion për të matur dhe përfunduar projektin në formën e tij më të mirë.
Pritet që Hëna e re të sjellë një pengesë në situatën në shtëpi ose familje. Nëse jeni përgjegjës për t’u kujdesur për një prind të moshuar, do të duhet të zgjidhni disa probleme mjekësore. Sigurisht që kjo do të jetë një situatë stresuese dhe do të kërkojë kohën e vet.
Për fat të mirë, Afërdita do të zhvendoset te Peshqit më 13 janar për të qëndruar deri më 7 shkurt, një situatë hyjnore kjo për Akrepin. Prisni Kupidin t’ju godasë me shigjetat e tij. Nëse jeni në një lidhje, 15 janari do të jetë një ditë e përsosur për të folur me partnerin/en mbi një çështje me rëndësi.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.