Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin janar 2020: Shigjetari dhe Bricjapi

Shkruar nga Anabel

3 Janar 2020

Horoskopi i Susan Miller për muajin janar 2020: Shigjetari dhe Bricjapi

Horoskopi i Susan Miller për muajin janar 2020: Shigjetari dhe Bricjapi

Keni hyrë në vitin tuaj të artë, i dashur Shigjetar. Sa më shumë të keni punuar në vitin 2019, aq më shumë do të jenë dhuratat e Jupiterit për ju, planeti i fatit të mirë. Sidoqoftë, pati një fushë që ju irritoi paksa – të ardhurat. Duke marrë parasysh sesa shumë keni punuar, prisnit që të ardhurat t’i kishit më të larta. Tani, universi do të përpiqet të jetë në anën tuaj.

Këtë muaj, keni Plutonin, Saturnin, Jupiterin, Mërkurin dhe Diellin që ngrohin shtëpinë e dytë të të ardhurave dhe pagave. Kjo është një fuqi e jashtëzakonshme planetare. Më në fund, do të shihni frytet e punës në javët ose muajt në vazhdim.

Sigurisht që mund të keni parë edhe rritje të të ardhurave, aty rreth datës 25 dhjetor. Kjo tendencë për më shumë para do të vazhdojë përgjatë 12 muajve të vitit, deri më 19 dhjetor 2020.

Gjithashtu duket se do të vendosni nën kontroll çështjen e shkollimit pasuniversitar, një kredi studentore ose një pagesë për shtëpinë. Ka gjasa që të blini diçka të shtrenjtë, një makinë për shembull. Koha ideale për një blerje të tillë do të ishte pasi Mërkuri shkon në prapavijë, nga 16 shkurti deri më 9 mars. Nëse nuk pret puna, bëjeni blerjen në janar.

Sigurisht që do të ketë kundërshtime përsa i përket pavare, por gjatë vitit gjithçka do të përmirësohet.

Udhëtimet do të vijnë pas Hënës së re në Ujor, aty rreth 24 janarit. Udhëtimet e shpeshta do të jenë të orintuara drejt punës. Tregohuni vigjilentë pasi gjërat mund të mos shkojnë dhe aq mirë. Ah, priten edhe takime biznesi. Klientët do të jenë specifikë në kërkesat e tyre.

Horoskopi i Susan Miller për muajin janar 2020: Shigjetari dhe Bricjapi

Dy vitet e fundit mund të mos kenë qenë tepër të lehta për ju, por tani e tutje gjërat do të përmirësohen. Arsyeja lidhet me Jupiterin, planetin e fatit të mirë, i cili sapo hyri në Bricjap duke ju shpërblyer për punën e palodhur këto vitet e fundit.

Jupiteri hyn në Bricjap çdo 12 vite për të qëndruar një vit. Pra, e keni në kohën e duhur për ta shfrytëzuar për mundësi të rëndësishme. Do të keni shumë shanse për të shfaqur talentin tuaj.

Për më tepër, do të rrethoheni nga një sërë planetësh: Plutoni (pushteti), Saturni (fitime afatgjata), Jupiteri (pasuri e mirë), Mërkuri (lajme dhe marrëveshje), Dielli (autoriteti).

Nëse jeta romantike është e qëndrueshme, mund të shtoni një bashkëpuntër të ri në punë, të tillë si publicist, agjent, llogaritar, avokat etj.

Kjo periudhë nuk është vetëm koha e shpërblimit, por edhe e ndryshimit kështu që mendoni se çfarë kërkoni nga jeta. Përkushtojuni më shumë shëndetit.

Eklipsi i 10 janarit mund të shënojë një periudhë të rëndësishme – ka të ngjarë të fejoheni ose martoheni për ditëlindje ose të nënshkruani një kontratë me rëndësi.

Marsi do të hyjë në Bricjap nga 16 shkurti deri më 30 mars dhe kjo periudhë do të shoqërohet me energji, guxim dhe plot ngjarje.

Data të rëndësishme romantike janë: 15 janari, ku priten shigjetat e Kupidit dhe 23 janari për udhëtime fantastike.

Janari është një muaj i shkëlqyeshëm për ju Bricjap!