Top List

Talentet që zbuluam në 2019-n dhe do bëjnë namin në të ardhmen

Shkruar nga Anabel

5 Janar 2020

Talentet që zbuluam në 2019-n dhe do bëjnë namin në

1. Sara Bajraktari

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sara Bajraktari (@sarabajraktari_) on

Nëse në shtator, Sara Bajraktari merrte pjesë në kategorinë “New Artist” të “Këngës Magjike,” në dhjetor, mori pjesë si artiste e mirëfilltë në “Festivalin e Këngës” dhe u rendit në vendin e tretë. Kënga me të cilën konkurroi, “Ajër,” i nxorri në pah vokalin e plotë dhe bëri për vete publikun. Më e bukura? Sara është vetëm 16 vjeçe. Ka gjithë jetën para për të arritur gjëra edhe më të mëdha se kaq dhe jemi të bindur që atë do bëjë.

2. Khuba

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shqipi by nature (@iamkhuba) on

Po nga “Kënga Magjike” mendja na shkoi te Khuba, artisti shqiptar i lindur në Gjermani që fitoi në kategorinë New Artist. “Ndryshe” u bë himn i zemërthyerve dhe me të drejtë. Duke marrë parasysh se Khuba shkruan vetë, këndon, luan në piano dhe kitarë, na presin plot hite të tjera si ky. Për më tepër, që është ndër të rrallët artistë që pranon se këngën ia ka dedikuar ish të dashurës.

3. Arti Lokaj

Talentet që zbuluam në 2019-n dhe do bëjnë namin në

Aktorët e filmit “Shpia e Agës” me regji të Lindita Zeqirajt, ishin njëri më i mirë se tjetri. Adriana Matoshi u ra në sy të gjithëve sigurisht, por edhe djaloshi 9-vjeçar, Arti Lokaj diti të mbajë mbi supe peshën e rolit të rëndësishëm që kishte dhe të vihej në sinkron me performancat e të tjerëve. Ai është ende i vogël, por nëse vendos t’i përkushtohet aktrimit, me siguri do të ketë sukses.

4. D Slim

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by (@drinsaraci_) on

D Slim shkruan tekstet, bën muzikën, orkestrimin e më the e të thashë të këngëve të tija. Gjithashtu është djali i Shpëtim Saraçit dhe quhet Drin Saraçi. Në ato projekte që ka publikuar, nuk ndihet thuajse fare që janë prodhime të pavarura të një artisti të ri. Me pak më shumë punë, D Slim fare mirë mund të bëhet i famshëm brenda vitit.

5. Alberta Sejdiu

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alberta Sejdiu (@alberta.sejdiu) on

Alberta Sejdiun, fituesen e “Albania Designers Competition” e pret stresi dhe emocioni i Javës së Modës në Milano dhe hijeshimi i kopertinës së revistës Living me një nga krijimet e saj. 23-vjeçarja nga Ferizaj ra në sy për shijen e hollë që në episodet e para të emisionit dhe vetëm sa e përforcoi talentin e saj me kalimin e kohës. Nëse dikush mund ta bëjë të gjelbrën dhe blunë të duken bukur bashkë, pa dyshim që mund të bëjë gjithçka.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alberta Sejdiu (@alberta.sejdiu) on

6. Inis Neziri

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Inis Neziri (@inis_neziri) on

Inis Neziri, edhe pse ka qenë aktive në muzikë që prej 2013-s, vitin e shkuar triumfoi disa herë. Krejt rastësisht morëm vesh se Inisi ishte një nga konkurrentet e festivalit “Neë Ëave” në Rusi. Kur fitoi vendin e parë, zbuluam se gjithashtu kishte triumfuar në “Golden Stag” në Rumani. Gjithçka nisi kur Inisi ishte 12 vjeçe dhe fitoi “Gjeniun e Vogël.” Mesa duket është mësuar të fitojë dhe s’ka ndërmend të ndalet.