Jeta e Brad Pitt-it është një "katastrofë"! Të paktën, kështu mendon ai vetë. Gjatë "WTF" podcast, ylli i filmave e quajti veten "si ushqim për tabloidët".
Nga i erdhi gjithë ky pesimizëm?
Aty ai ishte i ftuar bashkë me Leonardo DiCaprio-n i cili po thoshte që nuk ka më aq shumë paparacë që e ndjekin, saç kishte në fillim të karrierës së tij.
"Ja kam dalë t'i arratisem shumicës së tyre dhe kjo është fantastike. Unë mund të shëtis dhe të bëj shumë gjëra të tjera, i lirë!"- tha Leo dhe pa mbaruar mirë fjalinë Brad ndërhyri për t'i thënë se është shumë i mërzitur tani që po dëgjon këtë.
"Unë jam ushqim për tabloidët. S'e di pse! Ndoshta sepse jeta ime personale është një katastrofë!"
Si për ta zbutur, Pitt shtoi se ka disa momente të mira arratisjeje nga paparacët, por në fund janë gjithnjë ata që fitojnë. I dalin kudo!
Gjatë karrierës së tij Brad ka patur 2 ndarje të mëdha publike, gjë që e bën të mendojë se jeta e tij është "katastrofë".
Në 2005-ën ai u nda nga Jennifer pas 5 viteve martesë dhe asokohe thuhej se shkak u bë romanca që nisi me Angelina Jolie.
Me këtë të fundit, Pitt qëndroi për 12 vite, por vetëm 2 si të martuar. Ish-çifti kanë 6 fëmijë bashkë dhe në prill të 2019-ës finalizuan divorcin.