High Tech

Ndryshimi i fundit i Instagram-it: Ç'do të ndodhë me mesazhet në 'DM'?

Shkruar nga Anabel

15 Janar 2020

Ndryshimi i fundit i Instagram-it: Ç'do të ndodhë me

Një nga avantazhet e rrjeteve sociale lidhet me mundësinë që na japin për t'u aksesuar si nga kompjuteri ashtu dhe nga celulari. Nëse do ta karikosh në paqe telefonin dhe të mos e prekësh të paktën 1 orë, mund të pëlqesh një foto Instagram-i nga lap top-i.

Ndryshimi i fundit i Instagram-it: Ç'do të ndodhë me

Mund të postosh foto dhe statuse në Facebook, ashtu siç mund të shkëmbesh mesazhe në Messenger. E vetmja gjë që s'bëjmë dot (të paktën deri tani) është të flasim në DM (Direct Message) të Instagram-it nga kompjuteri!

Sot, DM është mënyra më popullore e komunikimit, jo vetëm për njohje me njerëz të rinj, por ndërveprimit me miqtë dhe familjen në tërësi. Deri dje, mund të dërgonim mesazhe në Instagram vetëm nga celulari, pasi nëse e hapje profilin në kompjuter, nuk kishe asnjë opsion që ta krijonte këtë akses. Dje, (14 janar) plaftorma konfirmoi se po kryen testime që përdoruesit të mund ta përdorin DM edhe nga ekrani i kompjuterit. Ky opsion aktualisht po përdoret nga numër i limituar përdoruesish, derisa ndryshimi të jetë i përfunduar!

Ndryshimi i fundit i Instagram-it: Ç'do të ndodhë me

Kur kjo të ndodhë ti do të shohësh inbox-in që shfaqet në ekranin e kompjuterit dhe do të mund të kthesh mesazhe, dërgosh foto apo edhe të krijosh grupe pa qenë nevoja të përdorësh celularin.

Versioni i DM-ve të web-it do të jetë i njëjtë me atë që na shfaqet kur hapin Instagram-in nga smartphone-i.

Momentalisht, kompania po e teston ndryshimin në një numër të vogël përdoruesish. Nëse gjithçka shkon mirë, shpejt do të vësh re ndryshimin!