Rihanna i dha fund lidhjes 3 vjeçare me biznesmenin arab dhe tani, interneti beson se romanca e radhës është reperi A$AP Rocky! Çfarë i bën të besojnë diçka të tillë?
Dyshja është parë shumë në shoqërinë e njëri-tjetrit kohët e fundit dhe të premten mbrëma, Riri është parë teksa qeshte e fliste me reperin në Brooklyn, Neë York.
Çfarë i përforcon edhe më aludimet, është fakti se mes Rihanna-s dhe Rocky-it, ka pak histori. Në 2013-in, ata janë parë të shkëmbejnë disa puthje, teksa xhironin një videoklip bashkë.
Gjithsesi, që dyshja janë fillimisht miq të mirë, për këtë s'ka dyshime. Në qershor të 2019-ës, ata kaluan kohë bashkë në Javën e Modës në Paris.
Ndërsa këtu, reperi e shoqëroi në Diamond Ball, shtator 2019.
Ata kanë qenë bashkë edhe gjatë tapetit të kuq në The Fashion Awards, në Londër, dhjetor 2019.
Pra, me shumë mundësi mes tyre ka vetëm miqësi të mirë, por ndarja e papritur nga Hassan, e bën botën të mendojë se reperi amerikan mund të jetë i dashuri i ri.
Rihanna është shumë private në lidhje me jetën romantike, prandaj me shumë gjasa as ajo dhe as A$AP nuk do të komentojnë një thashethem të tillë. Për më tepër, njerëzit duan më parë të zbulojnë çfarë e ndau yllin e pop-it nga "dashuria" e saj.