Celebrity

Ditë e re, emër i ri: Kush është i dyshuari i radhës si 'i dashuri i Rihanna-s?'

Shkruar nga Anabel

21 Janar 2020

Ditë e re, emër i ri: Kush është i dyshuari i radhës si

Në rast se nuk keni patur internet këto ditë, duhet të dini që Rihanna i dha fund lidhjes 3 vjeçare me miliarderin Hassan Jameel. Që prej asaj dite, çdo burrë që shihet në shoqërinë e saj, dyshohet se është i dashuri i radhës.

Ditë e re, emër i ri: Kush është i dyshuari i radhës si

Fillimisht, interneti ishte gati i sigurt kur pa yllin e muzikës shumë të afërt me reperin A$AP Rocky, e ndërsa tani kemi një tjetër të dyshuar: Drake!

Dyshja është parë teksa shijonin praninë e njëri-tjetrit në Yams Day- event që i kushtohet muzikës & Wrestling. Sigurisht, interneti flet me fakte.

Prova 1:

Prova 2:

Ditë e re, emër i ri: Kush është i dyshuari i radhës si

Një foto me të njëjtën fanse.

Të tilla imazhe, i bëjnë njerëzit të besojnë se gjërat mes Rihanna-s dhe Drake do të përmirësohen. Kujtojmë se dikur Drake ka patur ndjenja për këngëtaren dhe madje, fliste për një histori si në përralla me të, por nuk zgjati shumë:

Ditë e re, emër i ri: Kush është i dyshuari i radhës si

"Jeta merr kthesa dhe forma të tjera dhe ndërkohë që ti mëson, kupton që je në situatën ku nuk e do më historinë si në përralla. Si psh: Oh, Drake ka një familje me Rihanna-n dhe gjithçka është perfekte. Duket bukur vetëm nëpër gazeta. Meqë ra fjala, edhe unë e desha dikur një gjë të tillë."- u shpreh ai në 2018-ën.

Edhe pse kjo deklaratë nuk është shumë shpresëdhënëse, mes tyre duket se ka të paktën miqësi të mirë. Sidoqoftë, kryqëzojini njëherë gishtat!