Javën e kaluar u bë publike ndarja e Rihanna-s nga i dashuri i saj miliarder, Hassan Jameel, por s’u tha asgjë në lidhje me motivet që e shtynë dyshen t’i jepte fund. Më në fund, People erdhi në shpëtim. Arsyeja pse Rihanna dhe Hassan u ndanë pas tre vitesh bashkë ishte mospërputhja në afatgjatë. Ngjan si term ekonomik, por le të shpjegohemi.
Njër burim tha për revistën se “jetët e tyre ishin shumë të ndryshme dhe e kishin të vështirë të mirëmbanin lidhjen." Jameel është biznesmen saudit. Rihanna është Rihanna, ka dy marka veshjesh, një produktesh bukurie dhe një karrierë si këngëtare.
Verën e kaluar, Rihanna tha për Interview se pasi njohu Hassan filloi të balanconte kohën që kalonte në punë dhe kohën e lirë.
“Vitet e fundit kam kuptuar se duhet të marrësh kohë për veten sepse e ke vetë në dorë shëndetin mendor,” tha ajo. “Nëse s’je e lumtur, nuk do të jesh e lumtur edhe nëse bën gjërat që të pëlqejnë. Të duket si angari dhe s’dua kurrë që puna të më kthehet në angari. Karriera është qëllimi im në jetë dhe dua të jetë gjithmonë burim lumturie për mua. U kam dhënë rëndësi gjërave të vogla, si për shembull një shëtitje apo bërjen e pazareve. Jam lidhur dhe kjo ka rëndësi për mua. E dija që duhet të gjeja kohë për gjërat që doja të bëja. Porsi kujdesem për bizneset, duhet të kujdesem edhe për këtë. Marr pushim dy, tre ditë rresht. Në kalendarin tim kemi famëkeqen ‘P,” që do të thotë ditë personale. Është diçka e re."
People nuk përcaktoi kush la kë dhe kur ndodhi e gjithë kjo. Rihanna është zyrtarisht beqare dhe është parë në shoqërinë e Drake dhe A$AP Rocky.