TV Mania

Rudina Dembacaj flet për lidhjen me Mark Frrokun & planet për martesë!

Shkruar nga Anabel

24 Janar 2020

Rudina Dembacaj flet për lidhjen me Mark Frrokun & planet për

Në fillim të janarit, Rudina Dembacaj bëri publike marrëdhënien me Mark Frrokun, përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagram-it. Sot, e ftuar tek "Rudina" në TvKlan, Dembacaj tregoi detaje nga historia me ish-deputetin.

Rudina Dembacaj flet për lidhjen me Mark Frrokun & planet për

"Nuk është fare e vështirë të njihen dy veriorë. Jemi njohur prej kohësh, por s'e mendonim kurrë që mund të kishim një marrëdhënie. Pas humbjes së bashkëshortes, Marku kaloi një periudhë delikate, kurse unë isha një vajzë beqare. Kështu u dashuruam!"- tregon aktorja e humorit për filimet e lidhjes.

Ndër të tjera, Dembacaj tha se në fillim të lidhjes me Frrokun e ndjente veten jo pak të sikletosur, për shkak të divorcit dhe reagimeve të njerëzve.

"Ditën e dytë të vitit, unë dhe Marku udhëtuam dhe e kapa veten duke ulur kokën në aeroport që të mos më njihnin. Nuk ja lejoja dot vetes. Nuk kam pse ta fsheh dashurinë thashë me vete, ne ndihemi shumë mirë me njëri-tjetrin, pse ta fsheh? Mua më pëlqejnë gjërat e drejtëpërdrejta. Se jam person publik s'do të thotë që do ndryshoj karakter."- përfundoi ajo.

Rudina Dembacaj flet për lidhjen me Mark Frrokun & planet për

Aktorja, tha se është kaq e dashuruar dhe patjetër që mendojnë të martohen!

"Për momentin po shijojmë dashurinë. Edhe biznesi na merr kohën e tij, por unë jam e dashuruar me Markun, sigurisht që do martohemi!

Rudina, konfirmoi ndarjen nga bashkëshorti më 13 nëntor, por thashethemet kishin nisur që herët. Muaj më parë, kishte zëra që thoshin se divorci me Aleksin, babain e vajzës erdhi si pasojë e tradhtisë, por Dembacaj zgjodhi të mos flasë dhe fillimisht mohoi se mes saj dhe Mark Frrokut kishte diçka.

Ish-deputeti, fitoi lirinë në maj të 2018-ës, pas 4 muajsh në burg si i akuzuar për ndërtim pa leje dhe fshehje pasurie. Po në vitin 2018, Mark Frroku humbi bashkëshorten si pasojë e një sëmundjeje të rëndë në moshën 35-vjeçare,duke lënë pas dy fëmijë.