Shqipëria

Ja sa kushtojnë biletat e koncertit të Malumës në Tiranë

Shkruar nga Anabel

29 Janar 2020

Ja sa kushtojnë biletat e koncertit të Malumës në

Zyrtarisht, Maluma, bukuroshi kolumbian që çmendi gjysmën e botës, do të ndalojë edhe në Tiranë si pjesë e turneut të tij botëror “11:11”. Më 14 mars, Maluma bebé do të performojë në sheshin “Nënë Tereza”.

Biletat për koncerin e këngëtarit kanë dalë online dhe kushtojnë 4500 lekë (38 euro) për zonën Cherry, e cila ndodhet më afër skenës, dhe 3000 lekë (25 euro) për zonën Mimosa. Biletat për koncertin i gjeni këtu.

Nëse doni një foto me Malumën ose një suvenir zyrtar të tij, drejtohuni në Meet&Greet, ku çmimi është i njëjtë për të gjitha qytetet, 370 dollarë ose afro 40,000 lekë.

The 11:11 World Tour është turneu botëror i yllit kolumbian për të promovuar albumin e tij të katër me të njëjtin emër. Turneu filloi në Lima, Peru më 9 maj 2019 dhe do të përfundojë më 2 prill 2020 në Londër, Angli.