Një postim i komentatores sportive Elle Duncan për ndarjen nga jeta të Kobe Bryant, frymëzoi një pjesë të baballarëve të vajzave që të postonin foto në shoqërinë e të bijave nën hashtagun #GirlDad. Trendi i fotove #GirlDad nisi fill sapo Duncan ndau historinë emocionuese të takimit të saj me Kobe Bryant.

Në segmentin SportsCenter në ESPN – kanal sportiv – Elle u shpreh se u takua me Bryant në kohën kur ishte shtatzënë dhe priste një vajzë. Ajo tregoi se pasi i tregoi legjendës së NBA se po priste një vajzë, ai iu përgjigj, “Duhet të jesh mirënjohëse që të është dhënë kjo dhuratë, sepse vajzat janë të mahnitshme.”
Duncan e pyeti Bryant se si do të ndihej ai dhe bashkëshortja nëse do të bëheshin sërish prindër të një vajzë. “Unë do të doja edhe pesë vajza të tjera nëse do të ishte mundësia. Jam një baba vajzash.”
Menjëherë pas historisë, baballarët e vajzave treguan në rrjete sociale si ato u ndryshuan jetën.
Ylli i LA Lakers dha një intervistë në nëntor ku u shpreh se “të qenurit baba është gjëja që e bënte më shumë krenar në botë”. “Është arritja ime më e madhe,” u shpreh ai.
“Kam mësuar kaq shumë, por ndoshta gjëja më e jashtëzakonshme është dashuria e pakushtëzuar që ke për fëmijët kur bëhesh prind,” tha Kobe.
Kobe dhe bashkëshortja, Vanessa, u martuan në vitin 2001, kur ajo ishte vetëm 18 vjeç dhe ai 22 dhe u bënë prindër të katër vajzave: Natalia 17 vjeçe, Gianna 13, Bianka 3 vjeçe dhe Capri, 7-muajshe. Bryant kishte hequr dorë nga basketbolli, por iu rikthye pasi vuri re talentin dhe interesin e të bijës, Gianna. Ai e shoqëronte në stërvitje dhe ndeshje. Gianna ndërroi jetë së bashku me të atin.
Fotot me hashtag #GirlDad i gjeni këtu:
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram