Instagramming

Më mirë një shok shqiptar se një thesar!

Shkruar nga Anabel

30 Janar 2020

Më mirë një shok shqiptar se një thesar!

Më mirë një shok shqiptar, sesa një thesar! Kësaj shprehjeje (disi të modifikuar) ia dinë më mirë kuptimin disa prej të famshmëve që kanë jo pak ndikim në ditët që jetojmë. Shqiptarët nëpër botë, kanë vërtetuar që dinë të jenë miq për kokë dhe lista më poshtë është provë.

Më mirë një shok shqiptar se një thesar!

#1. Kim Kardashian dhe Mario Dedivanoviç

Kim dhe Mario, janë dyshe e pandarë prej më shumë se 1 dekade. Artisti shqiptar i make up-it është krahu i djathtë i Kim-it dhe njëkohësisht miku i saj më i mirë.

Më mirë një shok shqiptar se një thesar!

Ata bashkëpunojnë prej vitesh në biznes dhe në të njëjtën kohë janë pranë njëri tjetrit në momentet më të rëndësishme, ashtu siç ishte momenti kur Mario i pohoi botës se ishte gay, përmes një fjalimi frymëzues.

Më mirë një shok shqiptar se një thesar!

#2. Ariana Grande & Njomza

Mikesha më e mirë e këngëtares është një tjetër shqiptare jo pak e famshme me emrin Njomza. Ajo dhe Ariana janë bashkë kudo!

Më mirë një shok shqiptar se një thesar!

Më mirë një shok shqiptar se një thesar!

Njomza ka lindur në Gjermani, pasi prindërit e saj emigruan nga Prishtina në 1992-in.Këngëtarja me origjinë shqiptare është njohur me Grande-n përmes të ndjerit Mac Miller, me kompaninë e të cilit kishte nënshkruar kontratë për të bërë muzikë. 

Më mirë një shok shqiptar se një thesar!

#3. Dua Lipa & Chiara Ferragni

Dua është një yll ndërkombëtar dhe njëkohësisht një prej mikeshave me të cilat blogerja e famshme krenohet.

Më mirë një shok shqiptar se një thesar!

Vajzat, kanë marrëdhënie të mira me njëra-tjetrën që prej kohës kur Chiara dhe partneri i saj Fedez u shpërngulën në Los Angeles.

Më mirë një shok shqiptar se një thesar!

Bloger-ja italiane nuk i kursen fotot nga fundjavat e kaluara me Dua-n dhe shpesh, të atin e saj Dukagjin Lipa.

Më mirë një shok shqiptar se një thesar!

Ndonëse fizikisht larg, vajzat ruajnë miqësinë dhe gjejnë mënyra për ta mbështetur hapur njëra tjetrën.

Më mirë një shok shqiptar se një thesar!

#4. Ariel Tejada & Anxhelina

Ariel, është artisti i make up-it i preferuar i Kylie Jenner, por miku i ngushtë i Anxhelina Hadërgjonajt.

Më mirë një shok shqiptar se një thesar!

Ariel dhe Anxhelina janë "shokë për kokë" prej shumë vitesh, që nga koha kur kjo e fundit u shpërngul në SHBA-ës. Falë Anxhelinës, artisti i famshëm e njeh mirë Shqipërinë, ashtu siç nga ana tjetër, Anxhelina ka shansin të jetë në një tavolinë me Kylie Jenner falë tij.

Më mirë një shok shqiptar se një thesar!