Celebrity

‘Ju lutem, ndaloni’: Billie Eilish nxehet me fansat

Shkruar nga Anabel

31 Janar 2020

‘Ju lutem, ndaloni’: Billie Eilish nxehet me fansat

Ka njerëz në këtë botë – ose YouTubera më saktë – të cilët e kalojnë kohën duke u veshur si Billie Eilish. Ata maskohen si këngëtarja dhe u punojnë rrengje njerëzve të panjohur, të cilët dukshëm habiten dhe mrekullohen që rastisin me një legjendë të ditëve të sotme. Por ja që Billie, vetë legjenda, nuk është dakord me të tilla video.

Në Instagram, ajo u kërkoi këtyre YouTuberave të ndalojë së bëri video të tilla të cilat janë “budallallëqe” sepse “nuk është diçka e sigurt për ta” dhe është “një shaka pa kripë për njerëzit e panjohur”. Aq më tepër, sipas Billie-t, këto video e bëjnë të duket keq.

Pasuar nga një “Ju lutem” dhe “Ndaloni”, 18-vjeçarja theksoi kërkesën e saj.

Në një moment, bëri shaka duke thënë: “Është edhe mungesë respekti që prentendoni se mund të vishesha kështu.”

‘Ju lutem, ndaloni’: Billie Eilish nxehet me fansat

Postimet e tjera:

‘Ju lutem, ndaloni’: Billie Eilish nxehet me fansat

‘Ju lutem, ndaloni’: Billie Eilish nxehet me fansat