E ftuar pasditen e sotme tek "Rudina" në Tv Klan, Grida Duma zbuloi gjëra për të cilat dinim pak. Si përshembull që dikur, në adoleshencën e saj ka qenë shumë, po shumë ndryshe nga moshataret e saj.
Vetëm 18-vjeç, Grida e ka shijuar pavarësinë në mënyrën më të mirë të mundshme. I duhej vetëm një motorr Vespa dhe një qen stani, për t'i nxjerrë në pah karakterin e fortë që ka dhe sot.
"Nuk kisha asnjë lidhje me gocat që rrinin me gocat! Nuk bëja asgjë nga ato që bëheshin dukshëm. Nuk e bëja atë xhiron e pasdites që bëhej gjithmonë me mamin tek bulevardi. Për fat të madh, kam një baba që ndryshe nga tradicionalja, (pavarësisht se sa tradicional është) le të themi kështu e ngjizi fort tek unë lirinë individuale. Domethënë, mjetet që përdori ishin blerja e një Vespe, një motorr.
Dhe unë, gjatë kohës së gjimnazit kam shkuar ashtu në shkollë dhe bëja çudinë në një farë mënyre. Kisha edhe një qen stani të madh që më shoqëronte. Domethënë, ishin dy simbolika që dukej sikur ishte një gjë e vogël, por në atë kohë edhe një palë xhinse të ndryshonin sjelljen."- u shpreh Duma.
Përfytyrojeni për një çast Gridën 18-vjeç. Rebele, sipër një Vespe dhe një qen stani mbrapa që e shoqëron!