Kinema & TV

Regjisori shqiptar rrëmben çmimin e rëndësishëm në festivalin e filmit në Londër!

Shkruar nga Anabel

16 Shkurt 2020

Regjisori shqiptar rrëmben çmimin e rëndësishëm

Pluton Vasi, regjisori i filmit "Ndërkombëtarët" ka arritur të rrëmbejë çmimin "Regjisori më i mirë" në “London International Film Fest”! Ky film, u nominua në tre kategori në festivalin e rëndësishëm të filmit në Londër, përkatësisht:Regjia më e mirë, Filmi më i mirë në gjuhë të huaj dhe Skenari më i mirë.

Regjisori shqiptar rrëmben çmimin e rëndësishëm

"Ndërkombëtarët"  është një komendi e zezë, me regji të Pluton Vasit dhe skenar të Ylljet Aliçkajt. Ky film, u bazua në librën "Rrëfenjë me ndërkombëtarë" të këtij të fundit dhe erdhi premierë në ekranin e madh rreth 1 vit e gjysmë më parë, ndonëse filmi u xhirua para 3 vitesh. 

Regjisori shqiptar rrëmben çmimin e rëndësishëm

Qëllimi i këtij filmi, ishte çmitizimi i imazhit të të huajve në Shqipëri. Në këtë kohë kur zgjedhjet, vetingu, mungesa e konsensusit politik dhe shumë andrralla të tjera politiko-sociale duket sikur presin zgjidhje nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, ky film është ende po aq aktual sa libri i botuar në mesin e viteve 2000.

Regjisori shqiptar rrëmben çmimin e rëndësishëm

Për çfarë flet filmi?!

Në qendër të fabulës është Roshi, luajtur nga Eni Shehu, një shqiptar i punësuar në Përfaqësinë Evropiane. Ai përjeton gjithë kalvarin e burokracive, bërrylave, hapave para dhe pas në karrierë, dashurisë në zyrë dhe arrin të shohë nga afër gjithë figurat që shteti shqiptar mitizon dhe ngre në piedestal, thjesht sepse janë të huaj dhe “e dinë çfarë thonë.” “Ndërkombëtarët” përshkruhet jo më kot si komedi e zezë. Respekti me të cilin trajtojmë përfaqësuesit e huaj në vend është aq i ekzagjeruar, sa arrin në nivelin e qesharakes.

Në role të tjera luajtën aktorë si Ardian Cerga, Hervin Çuli, Karafil Shena, Rovena Lule, Kastriot Çaushi, Alfred Trebicka, Adele Gjoka, etj. "Ndërkombëtarët" shpalos detaje që tregojnë se marrëdhënia e shqiptarëve me të huajt nuk ka ndryshuar dhe akoma s'na ka mësuar se pikë së pari duhet të vlerësojmë veten!