Kosova

E mbijetuara e luftës së Kosovës tregon për përdhunuesit: ‘Deri në 2017-n ishte polic i Kosovës’

Shkruar nga Anabel

17 Shkurt 2020

E mbijetuara e luftës së Kosovës tregon për

Siç u tregua edhe nga dizajni i monumentit Newborn në Prishtinë, 12-vjetori i Pavarësisë së Kosovës risolli në vëmendje gjithë përjetimet makabre me të cilat janë përballur viktimat e përdhunimeve gjatë luftës në Kosovë. Në një lidhje me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, Vasfije Krasniqi Goodman, e para grua që foli publikisht kohë më parë për abuzimet seksuale – tregoi se ende i mban mend fytyrat e dy përdhunuesve të saj.

“Po, i kam ende portretet e tyre imazh në kokë,” tregoi ajo e përlotur. “Që pas çlirimit të Kosovës, njëri ka qenë polic i Kosovës deri në 2017-n. Janë imazhe që nuk largohen kurrë. Nuk është diçka që harrohet.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shqipëria Live (@shqiperialive_tch) on

Në tetor të 2018-s, Vasfije Krasniqi Goodman u bë e para grua e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës që rrëfeu publikisht tmerrin e përjetuar kur ishte vetëm 16 vjeçe. 

intervistën për RTK, Krasniqi-Goodman tregoi se si dy serbë e përdhunuan kur ishte 16 vjeçe. Ngjarja ndodhi në vitin 1999, në fshatin Babimovc të Vushtrisë. Një prej serbëve që sulmoi Krasniqi-Goodman ishte polic i regjimit të Slobodan Milosevic, ndërsa tjetri, civil.

“Më 14 prill të vitit 1999, isha në oborr dhe hyra brenda t’i thoja nënës të hapte derën. Nuk e dinim nëse erdhën të na vrisnin apo të na bastisnin. Ai [oficeri serb] pyeti ku e kemi babain dhe vëllain. Nëna i tha që janë në Gjermani. Ai tha ‘jo, nuk janë në Gjermani, kanë shkuar në luftë’ dhe hyri brenda e më mori mua. Më tha se do të shkojmë në polici për të dhënë deklaratë. Nuk doja të shkoja, por më kapi dhe më futi në makinë.”

Ajo e kuptoi se nuk po shkonte në komisariat kur makina mori kthesën e gabuar. Ndaluan në Babimovc, një fshat të populluar me serb.

“Në atë moment thjesht doja të vdisja me një plumb, dhe asgjë tjetër. Doja të më vrisnin."

Më pas, sulmuesi e mori sërish përdhuni Vasfijen asokohe 16-vjeçare, e nxorri nga Babimovci dhe e dërgoi në një shtëpi dykatëshe të pabanuar.

“Më detyroi të dilja nga makina. Më gjuante me kallama misri. Nisa të qaja, të ulërisja, të bërtisja. Më detyroi të hyja prap në makinë dhe aty më ndodhi ajo që s’e merr dot ndërmend. Dorën e majtë e kishte të lidhur dhe thoshte ‘do të paguash ç’ka bërë babai yt dhe vëllai jot’. Doja të më vriste, por jo, sepse 'kështu vuan më shumë,'” tregoi ajo mes lotësh.

Tmerri nuk mori fund me kaq. Brenda pak orësh, Vasfija 16-vjeçare u dhunua nga një tjetër burrë.

“Nuk ishte me uniformë, kishte rroba civile. Më çoi në një shtëpi tjetër edhe ai bëri të njëjtën punë.”

Në shtëpi e dërgoi i njëjti njeri që e mori. “Mos kallëzo ku ishe e ç’ndodhi. Thuaji familjes që ishe në komisariat duke dhënë deklaratë. Në të kundërt, vij të marr prapë,” i tha oficeri Vasfijes. Ajo s’i tregoi askujt ç’ndodhi, por mendon se të gjithë e kuptuan që në momentin që e panë në fytyrë.

Sot, Goodman jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është e martuar prej vitesh dhe nënë e dy vajzave, 18 dhe 12 vjeç. Krasniqi-Goodman është kthyer në një ambasadore e të mbijetuarve të luftrave të ngjashme. Ajo synon të inkurajojë viktimat e dhunës seksuale dhe prandaj e ndau me të tjerët historinë e saj. Në maj të 2019-s, dëshmoi para Kongresit Amerikan.