Shqipëria

Zbulohen detajet e para nga vrasja e 4-fishtë: Shkaku që çoi 45-vjeçaren drejt krimit

Shkruar nga Anabel

18 Shkurt 2020

Zbulohen detajet e para nga vrasja e 4-fishtë: Shkaku që çoi

Pak orë pas tragjedisë së Gjilanit, autoritetet kanë zbuluar detajet e para të ngjarjes. Autorja e krimit quhet Valdete Bllaca dhe nga të dhënat e policisë së Gjilanit, 45-vjeçarja ka punuar si police trafiku.

Thuhet se vrasja e prindërve (Zeqir Bllaca, 70 vjeç, Hanife Bllaca 66 vjeç,) dhe e vëllezërve (Blerim Bllaca 43 vjeç, Fisnik Bllaca 34 vjeç) ka ardhur si pasojë e gjendjes së rënduar mendore. Dyshohet se fillimisht, 45-vjeçarja ka vrarë prindërit dhe më pas dy vëllezërit dhe veten.

Zbulohen detajet e para nga vrasja e 4-fishtë: Shkaku që çoi

Nga të dhënat e para thuhet se gjendja e rënduar psiqike e Bllacës ishte bërë shkak edhe për shkarikim e saj nga detyra, kohët e fundit. Banorët qenë të parët që njoftuan autoritetet pasi dëgjuan të shtënat e armëve që i morën jetën familjes nga Gjilani.

Burimi: Top Channel