
Teksa kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, po mbante një konferencë për shpërthimin e koronavirusit me qendër zonat veriore të Italisë, Giorgio Armani mori vendimin në lidhje me shfaqjen e koleksionit për gra Vjeshtë-Dimër 2020-2021.
View this post on Instagram
Shfaqjet e Armani-t janë përherë të mbushura plot me njerëz, të ftuar dhe adhurues të modës, por këtë kerë – si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit – shfaqja do të realizohet në një vend të zbrazët. “Shfaqja do të ndodhë, por në një vend bosh,” tha një përfaqësues i Armani-t.
Koleksioni do të prezantohet live në Armani.com, në Instagram @giorgioarmani dhe në Facebook @GiorgioArmani. Shfaqja nis sot në orën 16:00.
E diela e sotme është dita e fundit e Javës së Modës në Milano, ndërsa të hënën kalendari do të shënojë Javën e Modës në Paris.