Një debat gati-gati i frikshëm u hap dje pasi Dojna, postoi një pikturë të famshme, të fotografuar në "Musée d'Orsay", gjatë udhëtimit të saj në Paris.
View this post on Instagram
Organi seksual femëror iu bëri kaq shumë përshtypje një pjese të mirë të komentuesëve sa nxituan të villnin vrer në profilin e Memës, a thua se ç'krim kishte bërë.
Pak më parë, Dojna postoi një galeri fotosh. Komentet e neveritshme që lexoi, të futura në kornizë.
"Gëzuar 8 marsin, për shumë vjet!".- ironizon me të drejtë moderatorja.
Për fat të keq, shumë nga ofezat që mori vinin nga vajza dhe gra, të cilat përveçse shfaqën edhe njëherë tjetër hapur injorancën dhe nevojën urgjente për dije, u treguan edhe cinike.
Me pak fjalë, kthehemi tek fjalia që është thënë më parë, por ka nevojë ende të thuhet: Ç'na duhet feminizmi, kur s'dimë të sillemi me njëra tjetrën.