Celebrity

Lady Gaga e la duhanin brenda një sekonde

Shkruar nga Anabel

29 Shkurt 2020

Lady Gaga e la duhanin brenda një sekonde

Lady Gaga ka publikuar një këngë të re dhe ka hequr dorë nga një ves i vjetër.

Gjatë një interviste për New Music Daily with Zane Love, këngëtarja tha, “S’pi më cigare, por më parë pija 40 copë në ditë.”

Të hiqte dorë nga vesi ishte sigurisht shumë e vështirë. “Hoqa dorë menjëherë, jo gradualisht. Ishte shumë e vështirë. Nëse nuk pini duhan, mos e nisni. Ta lësh është më e vështirë se ta nisësh. S’do të pi më kurrë cigare se pashë Zotin për një javë të tërë. Ishte e tmerrshme.”

Dhe që ta keni të qartë sa e tmerrshme ishte heqja dorë, Gaga shtoi: “Betohem që s’po pi më cigare.” Kuptojmë.

Përveç këtyre të rejave, për momentin, Gaga po përjeton një lidhje romantike me sipërmarrësin dhe investitorin Michael Polansky.