Tiranë

Çudira shqiptare: Vajza ofron 20,000 euro për të pirë kafe me Malumën

Shkruar nga Anabel

2 Mars 2020

Çudira shqiptare: Vajza ofron 20,000 euro për të pirë kafe

Siç e dini tashmë, bukuroshi kolumbian do të ndalojë edhe në Tiranë për turin e tij botëror “11:11”, më 14 mars. Të shumtë kanë qenë fansat që kanë blerë biletat për të ndjekur performancën e Malumës, por një fanse e zjarrtë ka kaluar çdo pritshmëri.

Burime të sigurta për Anabel.al bëjnë me dije se një vajzë – identitetin e të cilës nuk po e zbulojmë – ka ofruar 20,000 euro për të pirë kafe me yllin latin, por Maluma bebé nuk ka pranuar. Ups [një emoji të sikletosur këtu].

Çudira shqiptare: Vajza ofron 20,000 euro për të pirë kafe

Sidoqoftë, deri tani, ai do të takojë nga afër të paktën 30 njerëz që kanë blerë biletat Meet&Greet, çmimi të cilave shkon në 325 euro. Vajza sigurisht që e ka blerë një biletë të tillë, qartazi.