Tiranë

Zbulohen detaje nga koncerti madhështor i Malumës

Shkruar nga Anabel

4 Mars 2020

Zbulohen detaje nga koncerti madhështor i Malumës

Maluma bebé vjen në Tiranë më 14 mars dhe e marrim me mend kureshtjen tuaj për yllin kolumbian, ndaj iu futëm punës dhe zbuluam disa detaje për koncertin e shumëpritur.

Biletat e koncerteve të Malumës janë relativisht të shtrenjta ndaj ishte suprizë që fillonin nga 3000 lekë. “Biletat e Malumës janë vërtet të shtrenjta, por bëmë të mundur që me mbështetjen e Bashkisë Tiranë të negocionim për të patur një biletë të përballueshme për të gjithë. Edhe pse duhet thënë se kërkesat më të larta janë për zonat VIP dhe Super VIP,” u shprehën për Anabel.al organizatorët e koncertit.

Performanca e Malumës është standarde në të gjithë turin e tij dhe do të zgjasë plot 1 orë dhe 30 mnuta. “Për herë të parë, Tirana është bërë pjesë e hartës botërore të një artisti në tur dhe eksperienca të tilla tregojnë që show do të jetë identik në të gjitha vendet e botës ku mbahet koncerti. I gjithë koncerti është një suprizë e madhe me çfarë jemi mësuar të shohim në produksionet vendase,” shtuan organizatorët.

Përsa i përket fansave që kanë blerë biletat Meet&Greet: “Biletat M&G shiten në website-n zyrtat të këngëtarit dhe kushtojnë 370 dollarë, ndërkohë që këta persona duhet të kenë edhe biletë hyrëse për në koncert, çmimi i të cilës fillon nga 3000 lekë. Të gjithë ata që kanë blerë M&G do të njoftohen me email për vendin dhe orën.”

Anabel.al zbulon se do të ketë edhe një artist/e shqiptar/e që do të performojë në pre-show, por organizatorët preferuan ta mbanin surprizë edhe për pak.