Në kuptimin e parë të fjalës, jelek është (via fjalori.shkenca.org) - petk pa jakë e pa mëngë, zakonisht përpara prej stofi e prapa me astar, i gjatë deri në brez, që mbërthehet me kopsa dhe që vishet përmbi këmishë e nën xhaketë. Në kuptimin e dytë, në kuptimin e modës – jelek mund të jetë çfarëdo gjëje që dizajnerët mendojnë se mund të quhet jelek.
Për momentin, Getoari ka dy fiksime kur vjen puna te jelekët. I pari është ky me shkëlqim metalik, të cilin e ka veshur në janar,
View this post on Instagram
fillimshkurti
View this post on Instagram
dhe fundshkurti.
View this post on Instagram
Jeleku i dytë – lind nevoja për thonjëzat këtu – “jeleku”* është ky:
“Jeleku” është Louis Vuitton dhe kushton 1,900 euro. 3D Pocket Monogram ka qenë një nga aksesorët që Geti e ka vendosur që në verë.
Modeli u prezantua nga LV në koleksionin Pranverë-Verë 2019 dhe u frymëzua nga performanca e Michael Jackson në Super Bowl 1993.
Fill pas sfilatës, personazhe të famshëm u panë me modele të ngjashme:


