Tiranë

Shtyhet koncerti i Malumës në Tiranë

Shkruar nga Anabel

9 Mars 2020

Shtyhet koncerti i Malumës në Tiranë

Maluma e përfshiu Tiranën si pjesë e turneut të tij botëror dhe supozohej të performonte më 14 mars, por identifikimi i dy rasteve me Covid-19 shtyu qeverinë të urdhërojë anullimin e gjithë grumbullimeve masive. Si rrjedhim, koncerti i artistit latin do të shtyhet për një datë të mëvonshme.

Anabel mëson se koncerti do të mbahet patjetër, por në një datë tjetër. Të gjitha iletat e blera deri më tani dhe ato që do të shiten në vijim janë të vlefshme për datën e re që do të publikohet nga produksioni sapo të qetësohet situata.

Kompania që menaxhon Malumën është vënë në dijeni dhe po pritet prej tyre një datë e përshtatshme për të mbajtur koncertin në Tiranë.