Celebrity

Si duken sot Tom Hanks dhe bashkëshortja, të diagnostikuar me koronavirus

Shkruar nga Anabel

13 Mars 2020

Si duken sot Tom Hanks dhe bashkëshortja, të diagnostikuar me

Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij, Rita Wilson, postuan në Instagram një përditësim të gjendjes së tyre shëndetësore pasi u diagnostikuan me Covid-19. Aktori 63-vjeçar dhe gruaja e tij janë mirë.

“Përshëndetje njerëz. Rita dhe unë duam t’i falenderojmë të gjithë ata që po kujdesen për ne këtu në Australi,” shkruan Hanks. “Kemi Covid-19 dhe jemi izoluar që të mos ua ngjisim të tjerëve.”
Të mërkurën, Hanks njoftoi se ishte diagnostikuar duke qartësuar se ai dhe Rita “u testuan, vëzhguan dhe izoluan.”

Përditësimi i ri vijon: “Për disa, sëmundja mund të ketë pasoja serioze. Ne po e marrim hap pas hapi. Po ndjekim këshillat e ekspertëve dhe po kujdesemi për veten për ta kaluar.”

Aktori falenderoi fansat për “lutjet, dashurinë dhe mbështetjen.”