Europa është tashmë epiqendra e pandemisë së koronavirusit. Teksa përhapja e koronavirusit ngadalësohet në Kinë, më shumë raste raportohen në Europë, me qendër Italinë, referuar të dhënave të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
“Tani më shumë raste raportohen në Europë, më shumë sesa u raportuan në Kinë në kulmin e epidemisë,” tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për shtyp në Zvicër, ku OBSH ka selinë e saj (Gjenevë).
“Europa është bërë epiqendra e pandemisë së Covid-19, me shumë raste të raportuara dhe shumë vdekje.”
Tedros tha se do të merren masa të shumta për të luftuar pandeminë.
Italia mbetet vendi me numrin më të lartë të të prekurve në Europë (dhe e dyta në botë, pas Kinës), me 15,113 të infektuar. Më pas vijnë Spanja, Franca dhe Gjermania.
- Historitë rrënqethëse të mjekëve në Itali: ‘Po zgjedhim se kë të shpëtojmë’
- Foshnja shqiptare e infektuar me koronavirus: Babai flet për situatën
- Ku qëndron ndryshimi mes koronavirusit, SARS-CoV-2 dhe Covid-19
- Me siguri, perimetri Tiranë-Durrës do të qëndrojë i mbyllur: Ja kur hapen rrugët
- Ushqimoreve dhe farmacive që rrisin çmimet do t’u hiqen licencat
- 20 gjëra që mund të bëni të mbyllur në shtëpi