Kuzhina

Ndahet nga jeta Evgjeni Harizi, ikona e kulinarisë shqiptare

Shkruar nga Anabel

22 Mars 2020

Ndahet nga jeta Evgjeni Harizi, ikona e kulinarisë shqiptare

Evgjeni Harizi, gruaja që dha një kontribut të jashtëzakonshëm në kulinarinë shqiptare, është ndarë nga jeta si pasojë e një sëmundjeje të pashërueshme në Rochester, New York.

Evgjeni Harizi, e lindur në Pojan të Fierit më 1939-n, i kreu studimet e larta pjesërisht në Rusi dhe më pas ndoqi studimet në Universitetin e Tiranës si Inxhiniere Teknologe e Ushqimit Social. Më pas, u emërua në Ndërmarrjen e Ushqimit Social ku punoi si teknologe dhe njëkohësisht ushtroi edhe profesionin e pedagoges në Shkollën e Ushqimit.

Gjatë viteve kur qe aktive, Harizi botoi disa libra me gatime, si “Si të gatuajmë”, “Pastiçeria në familje”, “1000 receta gatimi”, “Gatime me perime dhe gjellë tradicionale shqiptare” etj., libra të cilët janë ribotuar disa herë.

Ndahet nga jeta Evgjeni Harizi, ikona e kulinarisë shqiptare

“Një mik i familjes sime ia ka dhuruar mamit tim këtë libër, në fund të viteve ’70, ndoshta një nga kopjet e rralla që ka qenë në Kosovë në atë kohë. Mami im gatuan mirë, pak se është nga Ohri, por kryesisht për shkak të këtij libri. E mbaj mend si fëmijë, ajo gatuante, unë i lexoja recetën,” shkruan dikush në faqen e @Luga e Argjendtë në Instagram. “Librin tim të parë të gatimit e kam patur nga ajo dhe kam qenë ende një fëmijë. Mjeshtre e kulinarisë shqiptare,” shton një tjetër. “Libri i saj me receta më ndihmon sa herë dua të bëj një recetë tradicionale”, “Nuk ka si librat e kësaj të gatimit,” janë të tjera komente që vlerësojnë kontributin e Evgjeni Harizit.

“Nëse nëna na gatuante, ne kemi ngrënë të paktën një recetë të zonjës Evgjeni,” shkruan dikush në Instagramin e @anabel_media, ndërsa disa të tjerë nisën foto të librave, që ndonëse mund të jenë të dëmtuar te kopertina, ruhen nga amvisat si thesar.

Ndahet nga jeta Evgjeni Harizi, ikona e kulinarisë shqiptare

Ndahet nga jeta Evgjeni Harizi, ikona e kulinarisë shqiptare

Ngushëllime familjes!