Pas telefonatës famëkeqe, të publikuar dje në Ditën Kombëtare të Minjve në SHBA, e cila i dha një tjetër kthesë konfliktit Taylor – Kanye West/Kim Kardashian, në internet ndodhi ajo që pritej. Fansat besnikë të këngëtares, që njihen për reagimet e tyre të zjarrta, vërshuan në Instagram me komente nga ironike në denigruese.
View this post on Instagram
Swifties po sulmojnë Kim Kardashian në Instagram përmes komenteve në postimin e saj me të birin, Saint. Shumica e tyre ironizojnë veprimin e Kim-it, ndërkohë që të tjerë theksojnë se ajo duhet të kërkojë publikisht falje. “Po nëse keni edituar një audio në Snapchat, çfarë tjetër je në gjendje të falsifikosh?” shkruan dikush.
Kim nuk ka reaguar. Duhet të jetë shumë e lumtur duke shijuar vëmendjen, në ditë karantine si këto.