Çfarë po ndodh rreth nesh

Ajola Xoxa i uron ditëlindjen bashkëshortit- min.Erion Veliaj

17 Dhjetor 2014

Ajola Xoxa i uron ditëlindjen bashkëshortit- min.Erion Veliaj

Juristja dhe njëkohësisht bashkëshortja e ministrit Erion Veliaj, Ajola Xoxa ka zgjedhur t'i urojë 35 vjetorin e ditëlindjes përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram. "Në mesin e dimrit, gjeta një verë të pamposhtur. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime"- shkroi Ajola, bashkëngjitur me një foto, shkrepur në ditën e dasmës së tyre, organizuar në shtator.

Urimi i ka pëlqyer edhe ministrit Veliaj, i cili nuk ka nguruar ta ripostojë më pas edhe në llogarinë e tij në Instagram. Çifti Veliaj-Xoxa i dha fund beqarisë, pas një lidhjeje të gjatë, në shtator të këtij viti, në dy ceremoni të ndara: njërën në Kalanë e Gjirokastrës dhe tjetrën në Kalanë e Pezës.

#showbiz