Turkmenistani, shteti i Azisë qëndrore, u ka ndaluar mediave përdorimin e fjalës “koronavirus” dhe i ka kërcënuar me ndëshkime të rënda ata që flasin për pandeminë botërore.
Sipas Reporters Without Borders, qeveria po e trajton Covid-19 si të mos ekzistonte. Fjala u hoq edhe nga broshurat informuese që shpërndahen nëpër shkolla, spitale dhe ambiente pune.
Sipas raportimeve të Radio Azatlyk, autoritetet kanë ndaluar përdorimin e maskave, në të kundërt do të dënohen me heqje lirie.
Oficerët e policisë, veshur me rroba civile, përgjojnë bisedat e njerëzve në rradhë, në stacione dhe në autobusë.

Meritat për rrezikimin e shtetasve të Turkmenistanit dhe izolimin nga informacioni i takojnë presidentit Gurbanguly Berdymukhammedov.
Berdymukhammedov drejton vendin që prej 2006-s dhe e konsideron veten “arkadaq” (mbrojtës) i Turkmenistanit.
Para se të ndalonte diskutimin e Covid-19, Berdymukhammedov u ofroi qytetarëve një libër me autorësinë e tij mbi kurat herbale që mund të përdoren për të luftuar virusin.
Turkmenistani është renditur i fundi në World Press Freedom Indez për vitin 2019. Pra është një nga vendet më të izoluara në botë.
Turkmenistani kufizohet nga Irani, por deri më tani s’ka raportuar asnjë të infektuar. Në Iran ndërkohë janë 47593 të infektuar dhe të paktën 3036 të vdekur.
Burimi: Fox News