Shqipëria

Ministrja Shahini: Skenari i vetëm që shtyn provimet e maturës

Shkruar nga Anabel

3 Prill 2020

Ministrja Shahini: Skenari i vetëm që shtyn provimet e maturës

Nuk ka akoma një përgjigje të qartë se kur do të jetë fundi i izolimit në vendin tonë, por kjo s'e ndalon ministren e Arsimit të sigurojë maturantët që provimet do të zhvillohen.

I vetmi skenar që do të anullonte provimet e fundvitit do të ishte nëse izolimi vazhdon deri në qershor apo korrik, por gjasat që kjo të ndodhë sipas saj janë të pakta.

“Unë besoj se tashmë jemi qartësuar të gjithë se provimet do të mbahen. E vetmja arsye që do të bënte të mos mbaheshin provimet është nëse qëndrojmë të izoluar deri në qershor apo korrik. Kjo nuk e besoj se do të ndodhë, por edhe nëse ndodh, atëherë do të marrim një vendim tjetër.

Deri atëherë, duhet të llogarisim se provimet kombëtare do të bëhen. Ne thjesht do të sigurohemi që temat të cilat nuk jemi të sigurtë se janë zhvilluar aq sa duhet në kushte shtëpie të mos jenë të vendosura në formë pyetjesh në testin kombëtar."- u shpreh ministria.

Edhe më herët, Shahini është shprehur se këtë vit provimet e maturës do të korrigjohen në mënyrë dixhitale dhe do të mbahen në salla shumë më të mëdha se zakonisht.