Celebrity

Jennifer Aniston rrëfen se vuan nga agorafobia prandaj nuk e ka problem izolimin

Shkruar nga Anabel

3 Prill 2020

Jennifer Aniston rrëfen se vuan nga agorafobia prandaj nuk e ka problem

Në një lidhje telefonike për Jimmy Kimmel Live!, Jennifer Aniston u shpreh se “nuk e ka fort problem izolimin në shtëpi” pasi vuan nga agorafobia.

“Kam lindur me agorafobi,” tha ajo. “Është një makth, megjithëse nuk kanë qenë dhe shumë të vështira për mua këto ditë.”

Jennifer Aniston rrëfen se vuan nga agorafobia prandaj nuk e ka problem

Agorafobia është një çrregullim i ankthit që karakterizohet nga simptoma të ngjashme me ankthin. Personat që vuajnë nga agorafobia e perceptojnë mjedisin rrethues si të pasigurt.

Situatat e agorafobisë përfshijnë hapësira të hapura, vende me shumë njerëz, turma, mjedise dhe transport publik, qendra tregtare ose çdo hapësirë jashtë shtëpisë.

Agorafobia zakonisht zhvillohet si një ndërlikim i çrregullimeve të panikut dhe ankthit që përfshin momente frike intensive. Nëse nuk trajtohet, ndjenjat e agorafobisë mund të zgjasin përgjithmonë.