Aktori i humorit, një nga ikonat e komedisë shkodrane, Gëzim Kruja u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare. Lajmin e konfirmuan për mediat (via Shqiptarja.com, Abcnews.al) familjarë të aktorit. Prej kohësh, gjendja e Krujës ishte e rënduar për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Dalja e tij e fundit qe në dhjetor, pas festës së organizuar nga miqtë e teatrit.
Gëzim Kruja e nisi karrierën që në moshën 13-vjeçare, fillimisht si amator e më vonë u aktivizua me estradën profesioniste të Shkodrës. Studimet e larta i mbaroi në Institutin e Lartë Pedagogjik, në degën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi në Shkodër.
Në vitin 2004 u vlerësua me çmimin “Krenaria e Qytetit”, një vit më vonë mori titullin “Naim Frashëri i Artë” dhe në vitin 2010 u nderua me titullin “Mjeshtër i Madh”.
Ngushëllime familjarëve!