Rupert Grint ose siç e njohim të gjithë si Ron Weasley te Harry Potter do të bëhet baba për herë të parë. Lajmi u konfirmua për People dhe E!News nga përfaqësues të tyre.
Rupert dhe aktorja Georgia Groome janë bashkë që prej vitit 2011. Ata e kanë mbajtur raportin tepër privat dhe ndoshta nuk do ta kishin bërë publike shtatzëninë, në rast se paparacët s’do t’i kishin fotografuar duke bërë Pazar në Londër.