Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë komunikimit të fundit tha se hapja e vendit do të kalojë në 4 faza.
Faza e parë nis nga 4 maji dhe çdo fazë tjetër e lehtësimit të masave do të marrë minimumi dy javë për të parë ecurinë që do të varet nga qytetarët e infektuar brenda një ditë, pacientët e shtruar nëpër spitale dhe numri i atyre që janë të intubuar.
"Kemi më shumë se 100 vatra aktive. Numri i të shtruarve në spital i qëndrueshëm. Komiteti Teknik ka hartuar planin tranzitor të lehtësimit të masave, në të dhënat e sotme, dhe prekjes në të gjitha qarqet.
Ka disa kritere: Epidemiologjik, Kapacitete spitalore, Burimet e kontrollit.Paketa e masave të lehtësimit përcakton disa parime bazë. Hapja do jetë graduale, minimum 2 javor për lehtësimin e masave. Nga faza 1 në 2 do të mësohet për rastet ditore, numrin e qytetarëve dhe rastet që trajtohen në terapi intensive.
Fillimisht hapen aktivitetet me më shumë efekt ekonomik dhe më pak tek virusi. Do hapen me protokolle strikte. Flasim për tre risqe, të ulët, të mesëm, të lartë. Paralelisht përhapja e aktiviteteve do të shoqërohet me lëvizjen të paktën 2 muaj nga momenti i hapjes."- u shpreh Manastirliu.
Ministrja kërkoi bashkëpunimin e plotë të bizneseve gjatë këtyre fazave, përmes zbatimit të udhëzimeve të higjenës dhe gjithë protokollit që duhet zbatuar me hapjen e tyre.