Shqipëria

Në këto qytete shqiptare, izolimi do të përfundojë më shpejt

Shkruar nga Anabel

23 Prill 2020

Në këto qytete shqiptare, izolimi do të përfundojë

Lehtësimi i masave kufizuese për Covid-19 nuk do të fillojë në të njëjtën kohë për të gjitha qytetet shqiptare. Përmes një video live në ERTV, kryeministri Rama sqaroi se në disa qytete, njerëzit do t’i kthehen normalitetit më shpejt dhe kjo do të varet nga fushëveprimi i virusit.

“Po të shohim hartën e Shqipërisë kemi një pamje të qartë të faktit që vala goditëse nuk ka qenë kudo e njëjtë. Që do të thotë se nëse [lehtësojmë masat] kudo njësoj dhe njëkohësisht, ne rrezikojmë ta zgjerojmë fushëveprimin e armikut, gjë që do i kushtonte padrejtësisht të gjithëve një kthim mbrapa. Prandaj do të hapim kudo, por jo njësoj.”

Lehtësimi i masave do të varet nga numri i popullatës si edhe përhapja e sëmundjes.

“Për shembull në zona si Gjirokastra apo Dibra, ku rrisku është sot për sot më i ulët, do të kemi më shumë lehtësim të masave, ndërsa në zona si Kruja, Tirana apo Durrësi për momentin nuk do të ketë asnjë lehtësim, sepse kanë intensitet popullate. Këtu do të kemi lehtësime të moderuara. Lehtësimet do të variojnë në varësi të dinamikës së luftës. Kjo gjë do të na garantojë një hapje më të sigurt.”

Një qasja e tillë do të lehtësojë lëvizjen dhe rifillimin e shumë aktiviteteve në zona të ndryshme.

“Kjo qasje do të lehtësojë shumë në zona të ndryshme për lëvizjen në këmbë apo me automjet brenda për brenda zonës, pa i detyruar zonat me rrisk të ulët të rrinë mbyllur njësoj si një zonë me rrisk të lartë. Kështu që në disa bashki mund të lehtësojmë lëvizjet në territorin përkatës.”

Në vijim, Rama theksoi se fasha e orarit të lëvizjes nuk ka pse të jetë e njëjtë për të gjitha zonat, pasi një gjë e tillë do të vendoset në varësi të rriskut të rrezikut.

Referuar të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (deri më datë 22 prill), harta e shpërndarjes së Covid-19 në Shqipëri vijon kështu:

Në këto qytete shqiptare, izolimi do të përfundojë