Karantina na mësoi që kafja e bërë në shtëpi shijon edhe më shumë se ajo jashtë, aq më tepër nëse e bëjnë të veçantë dhe me dashuri.
Kafja më e famshme në internet gjatë ditëve të izolimit ka qenë Dalgona- estetikisht e bukur, e thjeshtë për t'u bërë dhe e shijshme. Prisni, se ka dhe më mirë.
Si thoni për një kafe me çokokrem?
Ky version, ngjan shumëëëë më i shijshëm se Dalgona dhe përgatitja është argëtim më vete. Ju duhet vetëm: kafe, pak çokokrem, akull, qumësht dhe sheqer.
Si fillim hedhim kafen sipas dëshirës, ujin dhe sheqerin.
E bluajmë derisa të bëhet kremoze.
Më tej, hedhim pak çokokrem dhe përziejmë. Në fixhanin ku do të pimë kafen hedhim çokokrem, pak akull dhe qumësht.
Pasi ta kemi bërë këtë, hedhim kremin e përgatitur më herët. Jeni gati për shijen më të mirë në botë?
Ju bëftë mirë.
Burimi: Bussines Insider