Social Buzz

Aktori vë shëndetin të parin, por pas cigares

Shkruar nga Anabel

25 Prill 2020

Aktori vë shëndetin të parin, por pas cigares

Ben Affleck është treguar i kujdesshëm së fundi dhe ka respektuar rregullat. Në çdo dalje publike ka mbajtur maskë, por ndonjëherë, nuk i ka rezistuar dot vesit.

Të enjten, 47-vjeçari doli për shëtitje me të dashurën Ana de Armas dhe ndaloi për një cigare, siç ndodh rëndom. Vetëm se, në vend që të hiqte maskën – ose të hiqte dorë nga cigarja – Ben gjeti një zgjidhje të mesme; mbuloi hundën me maskë dhe zbuloi gojën. Rezultati janë këto foto të denja për meme.

Aktori vë shëndetin të parin, por pas cigares

Aktori vë shëndetin të parin, por pas cigares

Shëndeti i pari, por pas cigares.

Aktori vë shëndetin të parin, por pas cigares

Beni dhe Ana (hah) u njohën në sheshxhrimin e filmit “Deep Water,” që do të publikohet së shpejti.